Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Përmetit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar me iniciale D.M, banues në Gjirokastër pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij i’u gjet një armë zjarri, pushkë.
Mësohet se ndalimi i tij u bë në aksin Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 278 i Kodit Penal.