Përplasen 2 automjete në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, plagosen 4 persona

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme pranë Knallës, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.

Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad