Përplasja në PD, reagon Rama: S’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike, keqardhje për demokratët e thjeshtë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se nuk ka asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike, njëra grata dhe tjetra “non grata”, të cilët e kanë futur PD-në në inceneratorin e marrëzisë së tyre.

Ai thotë se Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD-në, ndërsa shton se ndjen keqardhje për demokratët e thjeshtë.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad