Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Top Channel arriti një tjetër kulm sot, kur kreu I qeverisë publikoi një document, sipas të cilit, Top Media po bën shantazh institucioneve për lekë.
Ndërkohë, për analistin Andi Bushati, kjo përplasje nuk ka asgjë parimore.
Por ai thotë se kjo përplasje shërben për të kuptuar diçka.
“Të gjithë e dinë se në këtë përplasjen Rama-Top Channel nuk ka asgjë parimore. Por ama ajo na shërben për të kuptuar se kemi mbërritur në një pikë ku autokrati e quan shantazh po t’i thuash të vërtetën, sepse ato që u kujtua të denoncojë tani TCH (shpopullimi, çmimi i naftës apo kalvari i atyre që humbën shtëpitë nga tërmeti) janë fakte të pranuara publikisht prej kohësh,” shkruan Bushati.