Të ndarë në zgjedhjet lokale, kush regjistrohet me logon e PD? KQZ sqaron procedurën

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se cila është procedura e regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat do të mbahen pranverën e ardhshme, më 14 maj.

Kush regjistrohet me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit, PD-ja e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj apo ajo e “Rithemelimit? Kjo është një ndër pyetjet që është ngritur që pas deklaratës së dështimit të negociatave brenda Partisë Demokratike.

KQZ sqaron se për regjistrimin mes të tjerash duhet edhe nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sqarimi nga KQZ:

Partia qe kerkon te regjistrohet si subjekt zgjedhor ne KQZ ka detyrimin te paraqesi ne kete institucion, krahas te tjerave, nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sipas ligjit per partite politike eshte kjo gjykate e cila mban Regjistrin e Partive Politike.

Ky regjister sipas ketij ligji permban krahas te tjerave:

Numrin rendor te regjistrimit;

Emrin e plote te partise;

Inicialet e partise

Stemen e partise; dhe Emrin e kryetarit te partise.

Keto elemente i permban/duhet ti permbaje vertetimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kerkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt.

Zjarr Tv Ad