Përplasje në rrugët e Tiranës: 10 policë të lënduar, 60 të shoqëruar

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tifozët hollandezë dhe italianë të ardhur në Tiranë për të ndjekur finalen e parë të Conference League mes ekipit të Feyenoord-it dhe atij të Romës, e cila do të luhet sot në stadiumin e “Air Albania” kanë shënuar një seri incidentesh mbrëmjen e djeshme gjatë përplasjeve me njëri tjetrin dhe me policinë.

Disa punonjës policie, dhe tifozë të të dyja skuadrave por dhe disa qytetarë shqiptarë përfunduan në spital, ndërsa raportohet për të paktën 60 të shoqëruar në komisariate.

Sipas informacioneve nga ana e policisë së shtetit, janë të paktën 10 efektivët e policisë të cilën kanë mbetur të lënduar.

Zjarr Tv Ad