Personelit të QSUT-së u mbërrin mesazhi i hidhur/ Ju lajmërojmë se në datën 01.09.2021 parkimi brenda ambienteve të spitalit, do të kthehet me pagesë të reduktuar për ju…

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht largimeve masive, bluzat e bardha ende nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë nga autoritetet shqiptare. Shoqata e Infermierëve nëpërmjet një postimi në Facebook, kanë postuar një mesazh që u ka mbërritur nga drejtuesit e QSUT-së, ku u njoftohet se nga Shtatori dhe ata që kanë përfituar parkim falas, do të detyrohen të paguajnë.

“Përshëndetje, Ne baze te vendimit te marre nga Drejtoria e QSUT-se, pas rishikimit te listave te punonjësve qe përfitojnë aktualisht karta aksesi parkimi pa pagese, ne territorin e QSUT, Ju lajmërojmë se ne datën 01.09.2021 ky shërbim do te kthehet me pagese te reduktuar për ju”, është mesazhi që ka mbërritur tek shumica e personelit të QSUT-së.

Ndërsa prej shumë kohësh, mjekë dhe infermierë kanë ngritur zërin për pagesat e detyrueshme brenda ambienteve të QSUT-së, kishte disa prej tyre që përfitonin kartë parkimi falas… tashmë deri më 1 Shtator.

Për të hyrë në ambientet e qendrës së vetme spitalore në vend, çdo mjet duhet të paguajë biletën prej 100 lekësh dhe së bashku me pacientët e familjarët e tyre, këtë ‘taksë’ e shlyenin dhe bluzat e bardha të cilat punojnë çdo ditë aty.

Shoqata e Infermierëve pas denoncimit, ngrenë dhe pyetjen: A do reagojnë sindikatat, vetë personeli për këtë trajtim të pamerituar?!

Zjarr Tv Ad