Çun Lajçi thur vargje emocionuese për të ndjerën, Marigona Osmani: Dhashë shpirt para një burri të pa burrë…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artisti i njohur shqiptar Çun Lajçi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa 3 ditë më parë.

Në një postim në rrrjetet sociale ai ndau disa vargje emocionuese për ikjen e të resë, ndërsa thekson se nëna dhe babai i mësuan gjithçka, përveç sesi të mbrohet nga “një burrë i pa burrë”.

Postimi i Çun Lajçit:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

Zjarr Tv Ad