Peticioni kundër ambasadores Kim/ Deputeti i PD-së del me deklaratën e fortë: “Shpreh keqardhje për një peticion të tillë”

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka komentuar lajmet që po qarkullojnë sëfundmi se pas peticionit të iniciuar kundër ambasadores Yuri Kim fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

“Personalisht shpreh keqardhje për një peticion të tillë. Nuk i bën nder Shqipërisë një sjellje e tillë. Nuk dua ta besoj dhe besoj se nuk është as Berisha dhe as Meta autorët e një peticioni të tillë. Nuk besoj të çmendet as Berisha dhe as Meta me një veprim të tillë. Por kjo nuk do të thotë që elementë të caktuar të kenë këtë lloj kundërshtie.

Ne jetojmë në demokraci, por këto s’janë nisma që i bëjnë mirë Shqipërisë. Ambasadorja amerikane vepron në emrin e Shteteve të Bashkuara dhe politika që ajo ndjek është politikë e SHBA. Nëse mund të ketë indicie kjo përsëri do ndjekur me rrugë zyrtare për kundërshti, por të bësh peticion, ky është rast i parë që ndodh dhe nuk i bën nder Shqipërisë.

Duhet të kuptojmë të gjithë se ne i detyrohemi shumë SHBA-ve dhe çdo qytetar shqiptarë nëse e harron këtë atëherë do të ishte e turpshme. Personalisht e dënoj, qasjen, sjelljen e çdo personi që merr iniciativa të tilla”, u shpreh Sula.

Zjarr Tv Ad