Petrit Vasili: Kuvendi fsheh manipulimin e kryer nga Auroriteti i Dosjeve. Gjokutaj: Përgjigja që na kthyen, cinike e dashakeqe. Janë strukturë me regji për interesa politike

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar Kuvendin e Shqipërisë, si “pjesë e një grupi të strukturuar” që fsheh sipas tij “manipulimet e falsifikimet e kryera nga Auroriteti i Dosjeve”.

“Lidhur me thellimin e skandalit mafioz, Autoritetin e Dosjeve, do bëjmë publike si Kuvendi si pjesë e këtij grupi të strukturtuar bllokon në mënyrë skandaloze informacionin, në mënyrë të qëllimshme, informacionin ligjor që duhet ti dorëzohet avokatit të Metës.
Kuvendi sot kthehet në një rol të ri në fshehëse të manipulimit e falsifikimeve të kryera nga Auroriteti i Dosjeve”, tha Vasili.

Nga ana tjetër, avokati i kryetarit të PL, Ilir Meta, Genc Gjokutaj dha detaje për përgjigjen që kanë marrë nga Kuvendi. Dje marrim një përgjigje që është jo vetëm refuzim por cinike, dashakeqe.

Kërkesa nga ne është e lidhur me kallëzimin që ne kemi bërë, e i jemi drejtuar sikurse dhe Autoritetit, Kuvendi na dërgon një praktikë një vërtetim të kryetares së Autoritetit. Na dërgon shkresë të vitit 2017 që Genta Sula i thotë Kuvendit që Meta nuk ka pengesë për t’u zgjedhur në Presidencë.

Kjo është një strukturë që ka një regji të vetme për interesa pastërtisht politike. Prokuroria nuk heton, Autoriteti nuk jep dokumentacionin, ndërsa Kuvendi e fsheh.

Për cfarë procesi të rregullt ligjor bëhet fjalë këtu, cfarë synojnë këta me këtë mënyrë të vepruari?

Cdo segment i këtyre shkeljeve do goditet në gjykatën kompetente për zbardhjen e vënien e këtij procesi në binarë ligjorë”, tha avokati.

Zjarr Tv Ad