Petrit Vasili nxjerr dokumentet dhe denoncon: Rilindja u ka ndërprerë Kontratën e Punës qëindra mjekëve specializantë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, denoncon ndërprerjen e kontratës së Punës për “qindra” mjekë specializantë. “Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Referuar dokumenteve që ka publikuar zyrtari i LSI, të protokolluara nga Ministria e Shëndetësisë më datë 17 qershor 2021, kërkohet nga Drejtoritë Rajonale të OSHKSH që të:

1- Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë

2- Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

Shënimi i Petrit Vasilit:

Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes! Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes.

Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante. Pretendimi i Ministrise se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.

Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet eshte miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre. Dokumentet e meposhtme tregojne gjithshka.

 

Zjarr Tv Ad