Fidel Ylli kritikon Ramën: Duhet të hapen patjetër pikat e basteve, po veprohet në të zezë

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli ka vijuar thirrjet dhe kritikat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që lidhen me hapjen e pikave të basteve.

Ajo që kërkohet është hapja e disa pikave të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet.

I ftuar në “RTSH”, Ylli u shpreh se bastet po vazhdojnë në të zezë, dhe kjo rrjedhimisht sjell pasoja në ekonominë shqiptare, sa kohë që këto kompani nuk paguajnë taksa dhe detyrime ndaj shtetit.

“Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.

Në vend që mund ti linim të hapura dhe lekët ti merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator.

Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato ti shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët“, tha Ylli.

 

Zjarr Tv Ad