Petrit Vasili: Qeveria nuk pyet për Evropën, gjen para në Lindje pasi puthet e përqafohet me lloj-lloj zuzarësh

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur një shqetësim në Kuvend lidhur me sjelljen e qeverisë me fondet e Bashkimit Evropian apo me këshillat e Evropës lidhur me tenderat, amnistinë fiskale apo borxhin publik.

‘Ky raport me Evropën eshte se tranasparenca evropiane është kundër hajdutërisë, për ekonomizimin ecdo leku publik, por kjo qeveri kujtdo që përpiqet ti pengojë e të hedhë dritë mbi afertat është si ata që pësojnë alergji e tërbohet e skuqet e xhindoset”, tha Vasili.

Pjesë nga deklarata e Petrit Vasilit në Kuvend:

Situata është goxha e komplikuar që rëndohet gjithnjë e më tepër. Fundi i propoagandëas është shumë i dhimbeshëm, i mjerueshëm dhe turpshëm.

Na duhen këto fonde evropiane, po ca bëjmë ne? Ne Evropa na thotë qartë ca raporti ka me amnistinë e kësaj qeverie, thjesht bërjen e lavatrices së parave me ligj, është kundër. Jo thotë qeveria, do i vijojmë se nuk na duhen paratë tuaja se ne shkojmë nëpër Lindje e gjejmë para lloj lloj. Shtrëngohemi. Puthemi përqafohemi me lloj lloj zuzarësh që mos i nënshtrohemi korrektesës së Evropës.

Evropa na thotë mos e bëni Portin e Durrësit në këtë mënyrë. Jo thonë këta e bëjmë se kemi gjet disa ortakë në botë të tjera e kjo bota evropiane ne nuk na duhet.

U shpreh Evropa mos vini dorë mos e shembni trashëgiminë kulturore por kokorrocët, shkollëpakët e hajdutët vajtën e qëlluan nuk pyetën për evropën.

Ky raport me Evropën eshte se tranasparenca evropiane është kundër hajdutërisë, për ekonomizimin ecdo leku publik, por kjo qeveri kujtdo që përpiqet ti pengojë e të hedhë dritë mbi afertat është si ata që pësojnë alergji e tërbohet e skuqet e xhindoset.

Ka futur termin e “mrekulleushëm” të tenderave sekretë dhe vjedh varda me ta.

Prokurohen dhe 4 milione e ca euro e ai kandidati ul 12 euro, 15 euro, me 99.9% të cmimit”.

Zjarr Tv Ad