Pinjollët e Rilindjes do na sjellin ‘erë’ Maqedonie

0
629
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politologu Denion Mejdani ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e qershorit të këtij viti krahasuar me ato të katër viteve më parë.

Sipas tij, krahasuar me ato të katër viteve më parë ku në zgjedhje morën pjesë 66 parti, në këto aktuale janë regjistruar shumë më pak dhe prej tyre asnjë nuk vjen nga opozita.

‘U mbyll regjistrimi i listave te partive per zgjedhjet e 18 Qershorit. Ne 2013 konkuruan 66 parti. Per 2017 jane regjistruar vetem 12 parti. Mesa duket, sipas origjines, as dhe nje parti e vetme nuk vjen nga opozita. Mes te regjistruarave edhe Partia Komuniste qe, me perjashtim te disa viteve pas fillimit te tranzicionit politik, nuk mungon prej gjysem shekulli, Socialdemokratet e Gjinushit por tanime dhe te Doshit, Camet e Dodes dhe besnik te Qifes, LSI qe sot e tutje do te mbaje formalisht emrin e Vasilit, Socialistet me “internet” te Blushit, Bojaxhiu me Sfiden e dyte dhe MEGA me mbeshtetjen e atyre qarqeve qe i duhet gjithmone nje alternative ne loje, sigurisht pa harruar Topin e te tjere, qe ende nuk kuptohet nese iu bashkengjiten abstenimit apo ata qe nuk mblodhen dot firmat per tu regjistruar.’ shkruan Mejdani.

Më tej në analizën e tij, Mejdani shkruan se Partia Socialiste mbetet e njëjtë me Partinë e Punës dhe se pinjollët e saj po sjellin erë Maqedonie edhe në Shqipëri.

‘Ne kongresin e transformimit te PP-se ne PS, Dritëro Agolli, iu tha te gjithe atyre ne rreshtat e dyte se dhe ata nuk ndryshonin prej atyre te reshtit te pare apo te podiumit e mbeteshin te pareformueshem. Edhe tani, ne listen e fundit jane te perfaqesuar shume nga pinjollet e atyre rreshtave te atij kongresi, sipas nje Katovice alla Rilindje.A mund te jene keto zgjedhje model? Madje, sa dhe te ngulet kembe qe dhe te mbahen me cdo kusht ne 18 Qershor! A do te njiheshin ato, keshtu sic rodhen ngjarjet, nga OSBE-ODHIR e nderkombetaret? Era demokraci ka filluar te mos fryje me ne politike e media, se ajo ne shtet ka kohe qe nuk ndihet fare. Sot, çuditerisht, fati i Maqedonise, edhe mbas ngjarjeve te shemtuara ne parlamentin maqedonas, mund te duket me i mire, ne keto momente, po te krahasohet me ate qe na pret ne ditet, javet e muajt ne vijim ketu ne Shqiperine drejt politikes njengjyreshe, me Shqiperine pa perfaqesim te me shume se gjysmes se popullsise ne kuvend.’

Zjarr Tv Ad