Operacion antidrogë në Berat e Skrapar, kapen 1.9 tonë kanabis

0
743
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Berat dhe Skrapar është zhvilluar një operacion masiv anti-drogë.

Sipas burimeve nga policia gjatë operacionit janë zhvilluar rreth 1.9 tonë kanabis dhe janë sekuestruar edhe 3 armë zjarri.

Një nga autorët e dyshuar si pronar të sasisë së kanabisit është arrestuar kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

I prangosuri është Islam Zylyftari kurse kanabisi është gjetur i fshehur në 3 banesa.

Njoftimi i policisë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë ‘Bogova’.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të Islam Zylyftarit është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur ‘Lëmi’ 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

I.Z 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

 

Zjarr Tv Ad