360° Gradë -BERAT GAZETARI ARSHIN XHEZO,NDEROHET PAS VDEKJES ME TITULLIN “NDERI I QYTETIT”

0
870
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari,publicisti,redaktori dhe mësuesi beratas Arshin Xhezo është vlerësuar sot,pas vdekjes,me titullin e lartë “Nderi i Qytetit” të Beratit,qytetit ku ai u lind dhe u rrit. Pikërisht sot,pasi ka kaluar më shumë se 1-vit nga ndekja e tij,në ditën që do të përkonte me 70-vjetorin e lindjes së tij,familjarët e gazetarit marrin në duar këtë titull. Arshin Xheza është një nga emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare para viteve ’90. Kryebashkiaku i Beratit,Petrit Sinaj,duke vlerësuar veprën e gazetarit Arshin Xhezo,është shprehur se, si ai ka shumë figura të tjera nga qyteti i Beratit që nuk janë vlerësuar ende dhe ngelet detyra e insitucioneve përgjegjëse që ti prezantojnë dhe ti promovojmë

Pas dhënies së titullit me motivacionin:- ”Gazetarit të talentuar që ka spikatur në 3 dekada,duke shkuar pa u lodhur dhe pa llustër për pasqyrimin e të vërtetës jetësore,redaktorit elitar që j’u besuan vepra dhe krijime të autorëe më në zë shqiptar,mësuesit pasionant që frymëzoi dhe zgjoi tek shumë nxënës magjinë e të shkruarit dhe kjijimtarisë artistike”,bashkëshortja e tij, Lindita Xhezo,pasi ka falenderuar bashkinë,është shprehur se,Arshini e ka dashur shumë qytetin e tij te lindjes Beratin.

lerësime për gazetarin Arshin Xhezo ka përcjellë edhe profesori Shaban Sinani. Ai tha se,Arshini kishte një zotësi që shumë pak njerëz e kanë,kishte zotësinë për të rimenduar dhe në këtë mënyrë,me qortime dhe përmirësime, ai rishikonte,rivlerësonte dhe kontestonte edhe shkrimet e botimet e tij.

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad