Piu në një shishe me Ministren/ Uji që piu Rama në Krujë u çua me zjarrfikëse sa për video, edhe sot ujësjellësi nuk funksionon…

0
945
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 27 Mars të këtij viti, Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me Ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, shkuan vetë në Krujë për të inaguruar ujësjellësin e ri atje, me ujë brisk që zbret nga 1630 metra lartësi.

“Show” nuk mungoi, edhe pse në kohë pandemie Rama dhe Ekonomi, pinë nga një shishe sikur të ishin nga një familje dhe po i bënin reklamë ujit.

Mirëpo, sipas një artikulli të Euronews Albania, ujësjellësi që u inaugurua gjatë fushatës elektorale nga Kryeministri Rama, nuk funksionon. Aktualisht, Kruja po furnizohet nga linja e vjetër 1 orë në dy ditë. Burime për Euronews Albania, thonë se edhe uji që Kryeministri piu gjatë inaugurimit, u çua me zjarrfikëse drejt depos, sa për të bërë video.

Banorët thonë se lagjet “Asim Zenel”, Derede, Dollake etj, furnizohet me 1 orë në dy ditë, disa pallate 45 në dy ditë. Ata ankohen se jemi në pikë të verës në kohë pandemie dhe ende nuk ka ujë.

 

Zjarr Tv Ad