Policia arreston dy lypësat, njërit prej tyre i sekuestron 119 euro…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kosovës, ka ndaluar dy lypësa në rrugët e qytetit të Ferizajt dhe i kanë konfiskuar lëmoshat e mbledhura. Sipas njoftimit të policisë të vendit fqinj, bëhet me dije se shtetasit M.S. 48-vjeçe dhe H.SH 69-vjeç, janë ndaluar nga efektivët, pasi në mënyrë të bezdisur ata u kërkonin lëmoshë kalimtarëve. Përveç lekëve të konfiskuara, lypësit nga autoritetet janë gjobitur me vlerën 500 euro.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Lëmoshë kërkuesit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48-vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69-vjeçar, tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre, u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje. Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë  konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Zjarr Tv Ad