Ylli Manjani komenton deklaratat e Berishës: Ish-kryeministri po çon në vend dinjitetin e tij, sepse është më i disiplinuari në Kuvend…

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Manjani theksoi se Berisha çoi në vend dinjitetin e tij, duke shtuar se ish-kreu i qeverisë, njihet si një nga deputetët më të disiplinuar në Kuvend.

Gjithashtu, Manjani theksoi se; Shqipëria ka dështuar të bëjë zgjedhje të ndershme. Ndwr tw tjera, Manjani shprehet se SPAK është krijuar për Ramën dhe Ministrat.

Komenti i Manjanit:

“Ajo që ndodh në Gjykatën e Lartë është e rëndë. Vendimet e Gjykatës së Lartë janë model në raport me gjykatat më të ulëta. Në lidhje me deklaratat e sotme të Berishës, ish-kryeministri ka të drejtë të mbrojë dinjitetin e tij. Berisha është deputeti më i disiplinuar që kemi. Raporti i ODIHR është më i ziu në të gjithë periudhën e tranzicionit. Zgjedhjet ishin dështim total. Rama s’ka autorizim për “Ballkanin e Hapur”. Kështu si po veprojnë të huajt, nuk kanë çfarë të bëjnë.

Kjo sepse gjithçka ka nisur mbrapsht. Ia kanë zgjeruar shumë hapësirën SPAK-ut, duke u marrë deri me aksidente rrugore, kur ai që shkakton aksidentin është zyrtar i lartë. SPAK është bërë për të zbuluar krimet e jakave të bardha. Prsh kreu i Bashkisë Lushnje mund të gjykohej nga Prokuroria e Lushnjes, s’është bërë SPAK për t’u marrë me arkën e peshkut, SPAK është bërë për kryeministrin dhe ministrat, që janë të paprekshëm, që shemb Teatrin e nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manjani.

Zjarr Tv Ad