Plagosjet me thikë tronditën vendin pas mesnatës, vdes një person

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur nga goditjet me thikë në qendër të Birminghamit, Angli mbrëmjen e kaluar. Policia që e ka cilësuar “incident të madh”, ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

Ndërkohë nga 7 të lënduarit, dy prej tyre, një burrë dhe një grua janë në gjendje serioze për jetën.

“Një burrë ka vdekur tragjikisht. Një burrë dhe një grua tjetër kanë pësuar dëmtime serioze dhe pesë të tjerë gjithashtu janë plagosur, megjithëse dëmtimet e tyre nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën.

Ne besojmë se incidentet, të cilat ndodhën midis orës 12:30 dhe 2:20 të mëngjesit, janë të lidhura dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjetur këdo që ishte përgjegjës”, njoftoi policia.

Dëshmitarja Cara, e cila po punonte në Qendrën Arcadian, tha për BBC se ajo pa “njerëz të shumtë që ziheshin me grushta”.

Dëshmitarja u shpreh: “Unë pashë shumë njerëz që ziheshin me grushta … njerëz nga pub-et dhe klubet dolën dhe filluan të shohin se çfarë po ndodhte. Kishte femra, meshkuj, njerëz të moshuar, të rinj, një përzierje e tillë njerëzish.

Duke punuar në skenën e klubit për më shumë se dy vjet, unë gjithmonë kam parë mjaft zënka por nuk ishte asgjë si sonte. Gjuha e trupit dhe sjellja ishin krejt të ndryshme. Sasia e gjërave që kam dëgjuar sonte në tre orë, me goditjet me thikë, përplasjen e makinës dhe shumë gjëra të tjera është një tronditje kaq e madhe për mua.

Për mua që të jem një dëshmitar okular i diçkaje që ka ndodhur ka qenë një natë mjaft emocionuese deri në pikën ku unë në të vërtetë jam akoma i tronditur”

Zjarr Tv Ad