“Plani yt me Saliun dështoi”, Rama: Ilir, vaksinat vijnë sot, fluturimet rinisin nesër

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi në një prononcim për median se do të nisin sot fluturimet esenciale, ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Ndërsa shtoi se, sasia e vaksinave anti-Covid që do duhej të vinin dje, do të mbërrijnë sot.

Lidhur me këtë situatë reagon sërish kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në Twitter ka një mesazh të drejtëpërdrejt për presidentin Ilir Meta.

Edi Rama në TwitterIlir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

Zjarr Tv Ad