Rama i falet sërish Erdoganit/Zbulohet si erdhën në Rinas kontrollorët turq, ”në valixhen” e një ministri

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sa herë që është në vështirësi, kryeministri Edi Rama e ka të qartë se nga ku e hedh vështrimin, pikërisht nga Turqia, dhe vëllai i tij Erdogan, që në këtë rastin e fundit e ka ndihmuar me kontrollor, që kanë marrë në dorë kullën e vrojtimit në Rinas.

Edhe pse ligjet shqiptare e specifikojnë qartë sesi mund të bëhesh kontrollor, dhe të gjitha shkallët e hirearkisë, në një vendim që mbart hije të forta dyshimi, Rama ka vendosur që të marrë kontrollor nga Turqia për nisjen e fluturimeve esenciale, gjatë ditës së sotme.

Burime bëjnë me dije se kontrollorët turq kanë mbërritur në Shqipëri së bashku me ministrin turk të Turizmit, nga Podgorica e Malit të Zi, ndërkohë që vetë zyrtari i qeverisë do të takojë homologun e tij shqiptar Blendi Klosi dhe Elva Margariti në Gjirokastër, ku po sot ndodhet dhe kryeministrit Edi Rama.

Me siguri që Rama do ti rezervojë një drekë të ngrohtë, për zgjidhjen që iu dha në një moment kaq delikat, e ku edhe njëherë tjetër sekreti shtetëror, del në pah për të fshehur zullumet, siç është bërë për origjinën e vaksinave, apo çmimet e tyre.

Autoriteti Europian i Kontrollit Ajror ‘Eurocontrol’ reagoi mbi bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

‘Eurocontrol’ deklaron se ka marrë informacion në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Shqipërisë edhe për fatkin që Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se fluturimet do të jenë të ndaluara nga ora 10:00 e datës 7 Prill, deri në orën 10:00 të datës 8 Prill, megjithëse bllokimi i fluturimeve ka zgjatur më shumë se aq.

“Rrjeti i Menaxherëve të “Eurocontrol” po e ndjek nga afër situatën, dhe jemi siguruar që asnjë avion me destinacion Aeroportin e Tiranës të mos niset nga zonat në përgjegjësinë tonë gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të komentojmë hapat e marra nga autoritetet shqiptare”, thotë “Eurocontrol”.

Zjarr Tv Ad