Plas humori në rrjet: Lavrov të shkojë me varkë në Beograd përmes lumit Danub, do t’i duhen 4 a 5 ditë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bllokimi i qiellit nga tre shtete të rajonit për fluturimin e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov drejt Serbisë është kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të bllokojnë qiellin një ditë para vizitës së Lavrov, ndërsa mbetet e paqartë se si do të mbërrijë ai në Beograd.

Përdorues të Tëitterit i kanë propozuar së fundmi të niset me varkë përmes lumit Danub, pasi sipas konventës së 1948-ës lundrimi në këtë lumë nuk mund të bllokohet për ndonjë arsye.

Vetëm se do t’i duhen 4 apo 5 ditë kryediplomatit rus të mbërrijë te i vetmi mik i agresorit rus në Europë, Serbia.

Zjarr Tv Ad