Plas keq debati mes Indrit Hoxhës dhe Frrok Çupit/ Hoxha: Kë të besoj ore Blinken…

0
580
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër u zhvillua sot mes analistit Frrok Çupi dhe demokratit Indrit Hoxha, në lidhje me zhvillimet më të fundit brenda PD-së dhe lëvizjeve ish-kryeministrti Sali Berisha. Çupi e ka cilësuar atiamerikanizëm dhe myslimanizëm, lëvizjet e fundit të Sali Berishës. Por kjo është kundërshtuar nga Hoxha, i cili u shpreh se nëse kishte ndonjë gjë konkrete ndaj fëmijëve dhe familjes Berisha, përse Rama nuk i ka çuar dosjet në prokurori.

Frrok Çupi: Berisha po organizon një referendum kundër SHBA. Po kërkojnë me patjetër të ngjallin trazira, atniamerikanizëm dhe myslimanizëm në Shqipëri.

Publiku shqiptar ka marrë një dëm të madh nga Berisha dhe PD. Berishës që i shkojnë pas të gjithë të korruptuarit e tij, që janë të majmur.

Hoxha: Kryetari i PD-së të mos bashkohet me këto lëvizje

Çupi: Nishani ka nisur shitjen e pasaportave, Robert Nishani i vuri flakën kullës së sarajeve të Toptanit për të ndërtuar kullën.

Hoxha: A është Edi Rama kryeministër apo jo? Kush ka çështje për korrupsion ndaj ish-ministrave, të ikim ndaj këtyre akuzave boshe, pa fakte.

Çupi: Do të gjesh kirm e gjen në PD, e në familjen e Berishës

Hoxha: Zot Çupi, kë Blinken të besoj atë që antikorrupsion apo atë që e shpall Berishën non-grata. Pse Rama nuk ka çuar asnjë dosje në prokurori për fëmijët e Berishës.

Çupi: Ku qenka kjo rini e Shqipërisë që i shkon prapa një anakroniku, një njeriu të dëbuar nga perëndimi, kryeministri gjakatar si Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad