Plehrat “mbysin“ Shkodrën, Majlinda Angoni: Bashkia ka të gjitha përgjegjësitë, situata ka qenë e paprecedentë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, ka reaguar ditën e sotme për situatën e rënduar të plehrave në qytetin verior. Situata ka qenë dramatike në orët e fundit, ku dëngje plehrash kishte në cdo cep të Shkodrës, ndërsa Angoni shtoi se tashmë situata është qetësuar dhe qyteti është pastruar. Më tej ajo tha se bashkia e Shkodrës ka përgjegjësinë.

Angoni: Në 24 orët e fundit qyteti përjetoi një situatrë shumë dramatike, një katastrofë ekologjike, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve të mirëmbajtjes së qytetit. Prefekti kërkoi takim me drjtuesit e bashkisë. Kemi qenë në vazhdimësi në kontakt për të gjetur zgjidhje të menjehershme, pasi jemi në pikun e sezonit turistik.

Kishim nje kolaps në Shkodër. Pas kontaktit me nënkryetarin e bashkisë, u dha e drejta për të gjetur mundesinë për të stabilizuar situatën. Deri në orën 4 qyeti është në situatë normale. Janë situata të paprecedentë, se të gjitha kontratat e kanë një fillim dhe mbarim dhe cdo kryetar duhet të marrë masa.

Situatë, angazhim dhe mobilizim. Sot jemi më qetë. Jemi në monitorim të vazhdueshëm. Do të vazhdoj pastrimi si në vazhdimsi, janë marrë masat, janë kthyer të gjithë punonjësit. Me 8 mkina pastruese është bërë e mudnur që situta shumë e vështirë të marrë zgjidhje. Sapo mora mesazhin se nuk do të përsëritet më. Qyteti i Shkodrës nuk e meriton, jo vetëm qytetarët, por edhe turistët. Mbetjet kanë shkuar në landfillin e Bushatit, s’kemi të bëjmë me lënien e mbeturinave në hapësira publike. Ne jemi në monitorim të situatës.

Bashkia Shkodër, është e zonja e shtëpisë, ka të gjitha përgjegjësitë, kontrata, për të lidhur e zgjidhur me kontraktorët për të bërë pastrimin e qytetit. Bashkia nuk është gjetur e papërgatitur. 

Burimi: Faxweb.al

Zjarr Tv Ad