Plumba në gjoks dhe në krah, detaje nga plagosja e 40-vjeçarit në Shkodër! Autori ende në arrati, ja lidhja familjare mes tyre

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë në qendër të qytetit të Shkodrës të shtetasit Aleksandër Curaj, 40 vjeç.

Mësohet se 40 vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesë e gjoksit ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici i shpallur në kërkim ende nuk është arrestuar nga forcat e policisë. Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor por arriti që t’i shpëtojë ndjekies së policisë.

I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit. 40 vjeçari Aleksandër Curaj i kishte një borxh parash shtetasit Dedë Bici që nuk ia kishte dhënë ende. Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosjen e 40 vjeçarit.

Një ditë më parë fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte. Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh.

Vetëm pak minuta më pas shtetasi Dedë Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të 40 vjeçarit Aleksandër Curaj i cili mbeti i plagosur rëndë por pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e spitalit rajonal Shkodër gjendja e tij u stabilizua edhe pse ende rrezikun për jetën nuk e ka kaluar plotësisht.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon punën për arrestimin e autorit të dyshuar që u largua me një biçikletë në mes të qytetit dhe për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në orën 9:00 të 18 dhjetorit.

Zjarr Tv Ad