Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pavarësisht krisjes në sezonet e fundit, tifo-grupi i Tiranës “Tirona Fanatics” nuk e lë për asnjë moment vetëm skuadrën.
Grupimi i 24 herë kampionëve të vendit ka udhëtuar drejt Shkupit për të qënë sa më pranë skuadrës, e cila që prej ditës së hënë ndodhet në Ohër, aty ku po zhvillon edhe përgatitjet për sezonin e ri.
Konfirmimi ka ardhur përmes një fotografie në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqen 7 nga pjesëtarët e këtij grupimi. Të shtunën në Ohër do të luhet ndeshja e parë testuese përballë Renovës.
Në axhendë janë dhe tre takime të tjera miqësore që do të shërbejnë për të parë gjendjen e skuadrës.