“Po mbron oligarkët përmes bordit”- Salianji thirrje për protesta: Qeveria favorizon kontrabandën e naftës! Tre herë anijet nga Libia kanë zbarkuar në Shqipëri

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se në një kohë kur qytetarët shqiptarë po pagujanë çmimet më të larta të karburanteve në rajon, qeveria mbron oligarkët përmes Bordit të Transparëncës dhe favorizon kontrabandën e naftës.

Në një postim në Facebook, teksa bëri thirrje për protesta, Salianji shkruan se “kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri.”

Ervin Salianji: Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve!

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!

Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri!

Protesto!

Zjarr Tv Ad