Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me “Instagram”-in dhe si pasojë u ngrit pyetja: “Sa të vërtetë jemi në rrjetet sociale”.
Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj duke iu drejtuar vajzave që ishin të ftuara në panel tha:
“Ju shisni në Instagram narcizmin që keni, të sëmurë jeni narciste, vetëm atë nxirrni ju në Instagram. Mos më thuaj mua se nxirrni në Instagram gjërat më të bukura, jo. Mbi të gjitha veshjet janë super të shëmtuara, se i kam parë, bashkëpunimet që keni bërë. Cila është ana juaj më e bukur? Një pozë në pishina me bikini? Ajo është ana më e shëmtuar”.
Teksa vajzat e kundërshtuan, në studio hyn babai i Kristit, Robert Aliaj, i cili si fillim shprehet:
“Shumë po gërthisnit. Unë isha aty jashtë, u bëra kurioz, e thashë çfarë po bëhet aty. Shumë interesante, biseda më duket tërësisht interesante dhe shumë relevante. Me aq sa ju dëgjova, se dëgjohej shumë jashtë, thashë mos po rrahin Kristin”.
Sipas tij, i biri nuk është kritik ndaj vajzave shqiptare.