“Po të kesh fytyrë nuk mbron atë bastard! Je i punësuar nga Basha!”/ Sherr mes Flamur Nokës dhe Ergys Mërtirit

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vula e Partisë Demokratike dhe gjyqi që e riktheu çështjen në shkallë të parë, ka sjellë debate të forta në kampin opozitar. Nga njëra Lulzim Basha rezulton kryetar i kësaj partie ligjërisht edhe pse ka dhënë dorëheqjen publikisht, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha pretendon se ai e drejton partinë, por nuk do të mundë të regjistrohen në KQZ me logon e PD-së.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një sherr mes Flamur Nokës dhe Ergys Mërtirit lidhur me këtë çështje.

Pjesë nga debati në studio:

Ergys Mërtiri: Basha dha dorëheqjen dhe tha po bëj një hap pas, nuk tha se do të jap dorëheqjen nga politika dhe vetë e ka thënë se do të rikthehem me një proces votimi. Çfarë ka këtu, ka ikur!

Flamur Noka: Ka ikur, u bëri naftën atyre që e mbështetën.

Ergys Mërtiri: Ore mund ta shash, mund ta kërdisim se është krejtësisht normale, por nuk mund të fantazojmë.

Flamur Noka: Fatkeqësia e këtij vendi është se ka njerëz që mendojnë si ky (tregon Mërtirin).

Ergys Mërtiri: Po të kishte njerëz që mendojnë si ty dhe si Saliu, ky vend s’duhet të ekzistonte.

Flamur Noka: Për bastardllikun më të madh që mund të bëjë një qytetar dhe një politikan dhe ti ke fytyrë për ta mbrojtur. Është e turpshme.

Ergys Mërtiri: Shiko, punën e fytyrës, tregoja kujt të duash, por jo mua.

Flamur Noka: Mjaft, lëre. Kaq.

Ergys Mërtiri: Fakti që mbron Saliun dhe ke 30 vjet që i rri aty nga mbrapa dhe më tregon fytyrën ti!

Flamur Noka: Po, e mbroj me dinjitet.

Ergys Mërtiri: Ti më tregon fytyrën mua? Tërhiqe këtë që the!

Flamur Noka: Ore, të kesh fytyrë nuk mbron atë bastardin…

Ergys Mërtiri: O Flamur të gjithë e dinë që ti ike nga Kukësi se nuk të votonte njeri dhe më tregon ti fytyrën mua!

Flamur Noka: Kthehu matanë (e kap nga dora)!

Ergys Mërtiri: Mua nuk më plas fare se kush fiton, por kap e sulmo çdo njeri, kjo është banale. Prandaj kanë arritur këtu këta.

Flamur Noka: Ti ke shkuar me propozimin e Lulzim bashës në Institutin e të Përndjekurve në punë dhe ke të drejtë ta mbrosh.

Ergys Mërtiri: S’ke turp që gënjen?

Flamur Noka: Po e di unë.

Ergys Mërtiri: Po, s’ke turp, unë nuk kam marrë një cent nga Lulzim Basha. Unë kam aplikuar atje si të gjithë atje, dhe, duke qenë se njerëzit më njohin, më kanë zgjedhur sepse besojnë tek unë.

Flamur Noka: Kam qenë unë atje, kur ka bërë ndërhyrjen.

Ergys Mërtiri: Nxirre këtu nëse është e vërtetë. Ama do të japësh dorëheqjen, nëse nuk del kështu.

Flamur Noka: Kam qenë prezent. Je i punësuar nga ai, prandaj shkon deri në vetëvrasje.

Zjarr Tv Ad