Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Podgorica është mbushur me flamuj kuqezi, teksa pritet të vizitohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Ky i fundit nis sot një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Tashmë rrugët e kryeqytetit malazez janë ‘veshur’ me flamujt kombëtarë shqiptarë, gjë që e dëshmojnë edhe fotot e publikuara në mediat fqinje.
Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidenti Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.