Pogradec, hyn për të shuar flakët, punonjësi i bashkisë plagoset nga një shpërthim

0
352
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec në fshatin Pojskë, ku një punonjës i Bashkisë ka mbetur i plagosur ndërsa përpiqej të shuante flakët e një sjarri të rënë në zonë.

Sipas policisë, 57-vjeçari me inicialet A.B, ka shkelur në një send/mjet shpërthyes, duke dëmtuar gjymtyrët e poshtme.

Në të tillë situatë ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit.

Ky është njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2017 jemi njoftuar se në fshatin Pojskë, në një masiv pyjor me shkurre ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëset dhe Emergjencat Civile, të cilat vijojnë punën edhe aktualisht në një terren të vështirë e të thyer, për lokalizimin e flakëve.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A.B, 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad