Policëve që zbuluan 420 mijë Euro në shtëpinë e pastrueses u ndodh e papritura me urdhër nga lart

0
16961
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët bashkë me drejtuesit kanë marrë një pagë shpërblim për këtë operacion që çoi në pranga pastruesen Rozeta Dobi bashkë me të birin, Havierin.

TIRANE- Efektivët e Komisariatit nr.2 në kryeqytet kanë marrë shpërblim për zbulimin dhe punën e mirë në rastin e vjedhjes së banesës së Alda Klosit, zyrtare e Kryeministrisë, ish-shefe Kabineti në Ministrinë e Rindërtimit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët bashkë me drejtuesit kanë marrë një pagë shpërblim për këtë operacion që çoi në pranga pastruesen Rozeta Dobi bashkë me të birin, Havierin.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në polici./Dosja.al

Zjarr Tv Ad