Shfaqet Myftaraj… postimi misterioz në faqen e të ndjerit/ Një mision i vështirë e thuajse e pamundur

0
3613
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë që nga vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj, në faqen që përdorej prej tij në rrjetin social Facebook janë rikthyer postimet.

Bëhet fjalë për një njoftim, që thuhet se është bërë nga miqtë gazetarë të të ndjerit Myftaraj, të cilët tashmë duket se kanë akses të faqja e tij në Facebook.

Ata premtojnë se do të vazhdojnë misionin e gazetarit, duke u munduar të publikojnë shkrime të guximshme por shpesh dhe kontraverse, për të cilat Myftaraj ishte i njohur.

Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës në 7 korrik të vitit të kaluar, duke u vetëhedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.

MESAZHI NË FAQEN E MYFTARAJT:

Përshëndetje Miq!

Për shumëkënd që e lexon këtë mesazh do ti duket një ngjarje e çuditshme. Por në fakt vjen prej disa miqve gazetarë të Kastriot Myftarajt i cili humbi jetën në 7 korrik të vitit të shkuar.

Edhe pse kanë kaluar 7 muaj, sërish emri i tij vijon të sjellë reagime madje shumëkush i kthehet edhe publikimeve të tij për ngjare që jo pak herë trazojnë tollovinat politike apo hallet e përditshme të shqiptarëve këndej e andej kufirit.

E pikërisht në nder të kujtimeve që ai la pas ne një grup gazetarësh kemi vendosur të vijojmë sado pak misionin që ai la në mes, të flasim pa frikë për atë që na prek të gjithëve.

Për këtë më herët kemi marrë edhe mbështetjen e nënës së Myftarajt që këmbënguli që së paku një pjesë e tij të jetë ende e gjallë.

Një mision i vështirë e thuajse e pamundur, jo vetëm për formatin e shkrimeve të tij por edhe për guximin që shpesh sillte jo vetëm çudi, por edhe debate.

Sfida mbetet e madhe por sido të jetë kjo faqe do të sjellë sado pak një pamje ndryshe të asaj çfarë nuk pranohet të shihet…

Zjarr Tv Ad