Polici dhunohet nga 3 persona në Tiranë

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre të rinj kanë goditur një punonjës policie me grushte, duke i shkaktuar plagë të ndryshme.

Njëri prej tyre është arrestuar, një i dytë është në procedim penal, dhe është shpallur në kërkim autori i tretë.

Sipas policisë, i riu me inicialet M. Zh., ka shkelur dhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën ‘Shyqyri Ishmi’, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

Zjarr Tv Ad