Polici grabitës/ Këlliçi: Me siguri ka menduar, kur pasurohen drejtorët, pse të mos vjedh dhe unë?!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmi që mori më shumë vëmendje paraditen e kësaj të shtune ishte arrestimi i dy policëve në Tiranë, që ishin kthyer në grabitës të dhunshëm të qytetarëve që shëtisnin në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranë.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, pa me vëmendje këtë rast dhe gjykoi se nuk ishte krejt e rastësishme dhe pa lidhje ajo ngjarje: “Madje është shumë e rëndë.”
Këlliçi theksoi se kjo “ndodh kur kalbet morali i drejtimit, kur modeli në krye është përvetësimi. Kështu me siguri ka menduar dhe polici bashkiak i liqenit të Tiranës. Kur po bëhen milionerë drejtorët, kur po pasurohet frikshëm kryetari me incineratorët dhe lejet e ndërtimit, përse mos të vjedh dhe unë ndonjë gjë?!

Ky model duhet ndryshuar! Më 14 maj, qytetarët e kanë në dorë,” ka nënvizuar në përfundim, deputeti që ka vendosur t’i hyjë garës brenda PD-së për të arritur të zgjidhet kandidati zyrtar i PD-së që do të përballet me kryebashkiakun socialist Erion Veliajt në zgjedhjet vendore.

Zjarr Tv Ad