Policia aksion tek ‘Tuneli’, arrestohet një shpërndarës droge në Tiranë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër shpërndarës të lëndëve narkotike, në vijim të operacionit të koduar “Tuneli”, pas shqetësimeve të banorëve se në disa blloqe pallatesh këta të rinj shesin drogë.

Sekuestrohen 22 doza me cannabis sativa, dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi: 

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna me kontrolle të tjera, midis blloqe pallatesh nisur dhe nga shqetësimi i qytetarëve, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad