Naftëtarët e Ballshit takim me administratorët, arrihet marrëveshja për rifillim e punës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë për mungesën e pagave dhe për rifillimin e punës.

Situata është tesionuar të cilët dhe hynë me forcë në portën kryesore të uzinës. Për shkak të situatës së krijuar policia ka shoqëruar kreun e sindikatave të naftëtarëve Sokol Dautaj, por më pas u la i lirë.

Ditën e sotme bëhet me dije se naftëtarët kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës të cilëve u është kërkuar nënshkrimi i kontratave dhe shlyerja e pagave të prapambetura.

Si duket mes tyre është arritur në një marrëveshje për rifillimin e punës por për pagat ende nuk është vendosur asgjë.

Zjarr Tv Ad