Policia arreston dy lypësit, njërit prej tyre i sekuestron 119 euro

0
1128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kosovës ka ndaluar dy lypës në rrugët e qytetit të Ferizajt dhe i kanë konfiskuar lëmoshat e mbledhura.

Sipas njoftimit të policisë së vendit fqinj, bëhet me dije se shtetasit M.S. 48 vjeçe dhe H.SH 69 vjeç janë ndaluar nga efektivët pasi në mënyrë të bezdisur ata u kërkonin lëmoshë kalimtarëve.

Përveç lekëve të konfiskuara, lypësit nga autoritetet janë gjobitur me vlerën 500 euro

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

’Lëmoshë kërkuesit’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar,   tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë  konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që,  saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Zjarr Tv Ad