Policia rrethon Kryesinë e Kuvendit dhe Kryeministrinë, reagon Sali Berisha

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme pritet që Këshilli i Mandateve të votojë për të hequr imunitetit e deputetit Sali Berisha në Kuvend, me kërkesën e SPAK.

Ndërsa pritet të vendoset fati i ish-kryeministrit, Partia Demokratike e Rithemelimit ka paralajmëruar një protestë para Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, para protestës së paralajmëruar nga opozita.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

Ndërkohë, ish-kryeministri ka paralajmëruar edhe një dalje për mediat në orën 11:00 nga selia e PD, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve pritet të nisë në 12:00.

“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Linku i videos së postuar nga ish-kryeministri:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2698729770275926

Zjarr Tv Ad