Politologu Ilir Kalemaj reagon për situatën politike dhe flet me emra: Ky është kandidati që do preferoja në Tiranë përballë Erion Veliajt

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke komentuar negociatat në PD për kandidatët e zgjedhjeve lokale, politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se kriza aktuale nuk po prodhon një lider. Kalemaj tha se mungon një figurë karizmatike, që të ketë një projekt dhe mendim politik brenda të djathtës.

Lidhur me negociatat Kalemaj tha se të dyja palët thonë jemi pa kushte në bisedime, por kushtet janë aty.

“Së pari duhet thënë ka nevojë të bashkohet opozita sepse pa u bashkuar çdo aktor i sak nuk mund të rrëzohet qeveria, çdo gjë tjetër është utopike. Bashkohem me Kullurin që asnjë bashkim mekanik, artificial, nuk mund të jetë zëvendësues i një projekti politik, ideje politike, mendimi politik. Kriza s’ka filluar dje, ka filluar që nga daljen nga Parlamenti. Madje mund të themi që ka nisur që në 2008-ën me ndryshimet kushtetuese. Çdo krizë përfaqëson një mundësi. Mund të dilnin si në 91’ studentët, ku u spikati Azem Hajdari. Tani kemi një krizë por s’po na del një lidership.

Duhet të spikasë karizma, të ketë një projekt politik, pastërtia e figurës. Ka dy element, në raport me anëtarësinë e PD, në raport me simpatizantët e PD dhe votuesit e PD. Nëse themi që fasha aktive e anëtarësisë nuk është me shumë se 40-44 mijë. Është surreale të mendosh që kjo shifër është më e lartë se kaq. Fasha e votuesve shkon deri në 600 mijë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishin 622 mijë, ku ishin bashkë Berisha, Basha, LSI. Problemi është që fasha e votuesit është 10 fish më e madhe se anëtarësia. Ky lidership që kërkon të përfaqësojë PD-në e re duhet të ketë disa atribute. Këtu nuk i gjejmë të kombinuara te asnjë individ dhe lidership për momentin.

Presim një takim Paloka-Bardhi. Vjen puna te përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhjet lokale. Me këtë formulë, ku njëra palë thotë do kem primaret e mia, dhe figurat politike. Të dy palët thonë jemi pa kushte, por kushtet janë aty. Z.Bardhi tha nuk jam për të negociuar, por për të biseduar. Ndërkohë Berisha thotë që brenda tetorit shpallim fituesit e primareve”, u shpreh politologu.

Kalemaj tha se do të preferonte një kandidat si Besnik Aliaj në garën për Tiranën, figurë që sipas tij kombinon aftësinë profesionale me kontributin politik.

“Elefanti në dhomë është që duhet një kandidat të mundë Erion Veliajn. Duhet kandidat politik, apo teknokratik? Që përfaqëson shoqërinë civile, që është më e gjerë si qasje, por është çështja e balancës në PD. E provuam me Halim Kosovën, por ishin rrethana të tjera, sepse dolën 3 kandidatë surrogatë që e shpërndanë votën.

Është çështja e kontrollimit të klientelës që kandidati në detyrë e ka avantazh dhe fakti që PS hyn me votues të konsoliduar. Unë jam për një kandidat të aftë profesionalisht sepse do krijosh kontraste me kandidatin përballë, se po të jetë pa shkollë njëri pa shkollë tjetër…Do preferoja dikë si Besnik Aliaj, që kombinon aftësinë profesionale me kontributin politik. Ndoshta ai vet s’është i interesuar, por dikush si ai. Kandidatë si Paloka dhe Bardhi nuk mund të jenë unifikues”, thekson Kalemi.

Zjarr Tv Ad