Pollo: Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, me një të rënë të lapsit nga Anadolli

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministër i Arsimit, Genc Pollo në studion e emisionit ‘Të Paekspozuar’ ka komentuar për mbylljen e shkollave turke në Tiranë për të cilat u shpreh se me këtë veprim janë hedhur në rrugë qindra nxënës.

Ai tha se duke mbyllur shkolla me përcaktim nga një kryeqytet i huaj atëherë vihet në pikëpyetje edhe pavarësia e vendit.

E para jemi të pavarur nga 1912, por në qoftë se të cakton një kryeqytet i huaj se kur hapet dhe kur mbyllet shkolla, kush duhet të jetë shef i një komuniteti fetar, etj etj, atëherë pavarësia vihet në pikëpyetje dhe kjo po ndodh. Pavarësia është vit i rëndësishëm dhe tani kur një shekull e 10 vjet më vonë përcaktohen nga qendra të huaja vihet në diskutim pavarësia. Aspekti i dytë është ai social. Me një të rënë të lapsit për shkak të porosisë nga lart, hidhen në rrugë mbi 1000 nxënës dhe personeli arsimor, pa ju dhënë kohë, se ka një procedurë. Pa i njoftuar më parë që të transferohen në një vend tjetër. E treta është shteti ligjor. Të drejtat tona bazë nga garantohen nga vullneti i mirë i pushtetarëve, por nga respektimi i disa normave. Mënyra si ka vepruar, nuk po them hipokrizia me të cilën e ka justifikuar, porositë që ka dhënë vëllai i madh, se ka ndërruar adresën, godinën.

Që të mbyllësh një shkollë është si në futboll, nxjerr një herë karton të verdhë dhe nëse e shkel sërish nxjerr të kuqin. Asgjë nga këto nuk është respektuar. Në mënyrë të rrufeshme është mbyllur, kopshti dhe më pas shkollat në Tiranë dhe Shkodër. Më e bukura nga pikëpamja e shtetit ligjor është se në Shkodër, godina e shkollës së vajzave është pronë private. Urdhëri nga Ministria e Arsimit ishte që këtë pronë, këtë godinë ju duhet t’ia jepni dikujt tjetër. Kujt? Fondacionit “Marif”, fondacioni shtetëror turk i Erdoganit. Fondacioni “Marif” u krijua që të zëvendësonte në Turqi dhe jashtë instituconet e Gylenit. Po them ku ka shkuar shkalla e arbitraritetit’-tha Pollo.

Zjarr Tv Ad