“Populli nuk ka bukë të hajë”, Stresi del kundër koncertit të Malumës në Tiranë: Bojkotojeni!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stresi ka dalë kundër koncertit që do të mbajë Maluma në Tiranë. Artisti latin me famë botërore do të këndojë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Krahas tij do të interpretojnë dhe artistët shqiptarë, Elgit Doda dhe Ronela Hajati, e cila do të hapë shfaqjen.

Por reperi ka dalë kundër këtij organizimi, i cili ka kërkuar që të bojkotohet koncerti. Në një postim që ka bërë në rrjete sociale, Stresi thotë se njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai. Maluma do të performonte në vitin 2020, por koncerti u shty për shkak të pandemisë.

Zjarr Tv Ad