“Populli shqiptar nuk është punëdashës”, pedagogu: Rinia sot, parazitare

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, deklaron se rinia sot është parazitare dhe për këtë fajëson sistemin arsimor dhe jo vetëm. Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu ka folur rritjes së papunësisë te të rinjtë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 22.5% e të rinjve që i përkasin moshës 15-29 vjeç nuk punojnë.

Profesori tha se në të vërtetë ne nuk jemi një popull punëdashës dhe është e padrejtë që për këtë të fajësohet rinia. Ai tha se rinia ka plot probleme , por kulturën dhe disiplinën e punës e mëson nga sistemi dhe nga familja e sipas tij në Shqipëri kanë “dështuar” të dyja.

“Problemi kulturor është problem kulturor. ne nuk jemi shoqëri që e duam punën shumë. Unë e di që do bëhem meme, por nuk jemi shoqëri punëdashëse. Ne sot e kësaj dite nuk prodhojmë asgjë. shumë kusure i hidhen rinis. Rinia jonë ka probleme plot, është parazitare, e të tjera, por nuk i vë dot fajin të riut se e mëson sistemi të riun. E mëson sistemi të riun. Sistemi një dhe dy familja, te ne kanë ceduar të dyja. Kur mua më vjen studenti daulle, puna ime është shumë e vështirë, kur ai nuk ka një disiplinë, nuk ka një kulturë. Në këtë sens është pjesa kulturore dhe pjesa e sistemit dy”, tha Rezart Prifti.

Zjarr Tv Ad