Altin Hazizaj ngre dyshime: Bashkëshortja ia ka publikuar videon Safet Gjicit për ta demaskuar

0
399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi i njohur Altin Hazizaj, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, mund ta ketë publikuar bashkëshortja e tij.

Këtë deklaratë e bëri i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, duke thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit, përballë Admir Sinamati.

“Ajo që më vjen në mendje është se bashkëshortja e tij mund të ketë pasur shkak për ta nxjerrë zotërinë kështu në atë gjendje. Asnjëherë nuk e dimë. Për aq sa kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad