Rrëfehet Robert Ndrenika: Si më përjashtuan nga listat për deputetë, biseda me Aleksandër Meksin

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka qenë një ndër çështjet për të cilat ka zbuluar detaje së fundmi vetë ikona e kinematografisë dhe teatrit në Shqipëri.

Gjatë një interviste me Mira Kazhanin, aktori Robert Ndrenika ka rrëfyer arsyen qesharake për të cilën e përjashtuan në momentin e fundit nga listat e deputetëve të PD-së.

Ai gjithashtu ka treguar edhe bisedën me kryeministrin e asaj kohe, Aleksandër Meksin, i cili i kishte kërkuar që të vazhdontë të ishte deputet.

“Mbaroi 4-vjeçari i parë i deputetit. Më vjen Aleksandër Meksi, ishte kryeministër, e më thotë: Zona të kërkon të vazhdosh dhe do jesh prapë deputet. Ishte e vërtetë kjo dhe unë si me thënë u vura në pozitë që do jem prapë deputet.

Marr vesh në momentin e fundit, më kishin hequr. Në fakt u bëra keq, jo se kisha ndonjë… Shyqyr që nuk u bëra. Se ai parlament vetëm një vit. Ndodhën ato katrahurat që ndodhën. Vetëm një vit jetoi ai parlament. Lavdi Zotit që nuk u bëra.

Po marr vesh nga ata të Elbasanit, nga njerëz seriozë, që një i madh i PD-së këtu kishte thënë: “Atë do bëni prapë deputet që s`ka ardhur të kërkojë falje tek Partia Demokratike, që ka luajtur Qazim Mulletin”.

Domethënë unë duhet të vija t`i thosha Partisë Demokratike: Më falni që kam lozur Qazim Mulletin! Në një kohë që unë Qazim Mulletin e kisha intepretuar për mbijetesë. Se nuk më pranonin në Tiranë.

Unë kam hyrë gjatë provave i kam kërkuar ndjesë pastë, Piro Manit, më jep një provë, i thashë, edhe u futa në prova e mbeta. Kështu e kam marrë Qazim Mulletin, prefektin e famshëm.

Dhe unë u dashka t`i kërkoja falje PD-së që kisha luajtur… në një kohë që atje në PD kishte nga ata që kishin edhe sekretarë partie dhe qenësor, etj, etj. Se në PD kishte lloj lloj njerëzish.

Kishte edhe nga ata që kishin bërë 25 vjet burg, edhe të Partisë së Punës kishte atje. Në atë kohë jam bërë keq, me thënë të vërtetën”, ka deklaruar Robert Ndrenika.

Zjarr Tv Ad