“Porti i Durrësit kryesor në trafikun e kokainës”, deputeti Sula për Gazhelin: Doganat, pikë e dobët e shtetit shqiptar

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar abuzimet që I janë faktuar drejtorit të Doganave, Genti Gazheli, që nga promovimi I zyrtarëve që kanë probleme me drejtësinë në vendet e huaja, nepotizmin në emërime dhe evazionin fiskal me zhdoganimet e makinave të luksit. Ai u shpreh se doganat kanë qenë ikë e dobët e shtetit shqiptar, ndërsa ka shtuar se asgjë nuk e çudit më.

Dashnor Sula: Mendoj që doganat ka qenë një pikë e dobët e shtetit shqiptar bashkë me tatimet. Trafiku i kokainës në portin e Durrësi, që e thonë institucionet ligjzbatuese të Europës, që është kthyer në pikë kryesore e trafikut të kokainë, me 50 kilogram e sipër. Kjo tregon që bashkëpunohet me punonjësit e doganës, antikontrabandë etj.

Në dogana emërime nepotike, zyrtarë të akzuzar në Greqi, raporte kontrabandë dhe nuk ka asnjë lëvizje e reagim normal. Si e shpjegoni gjuhën dhe reagimin e tij?

Sula: Nuk më bën çudi kjo, nuk më bën më çudi asgjë në këtë qeveri. Kjo mund të jetë më e pakta. Të jesh e sigurt që këtu çfarë nuk ndodh. Rasti i inceneratorëve apo persona të vdekur dalin me miliona euro. Nuk di ç’të thuash më. Këtu nuk di më ç’të presësh. Propaganda e kësaj qeverie, paratë vihen vetëm për të shkatërruar e bërë pis opozitën. Nuk kanë më moral për asgjë. Janë kthyer në bisha, në njerëz që nuk kuptojnë më realitetin, nuk kanë më ndjesi njerëzore, pangopshmëri për pushtet e pasuri. Rama nuk bën dot politikë në mënyrë të qetë pa pasur një armik, por vetëm me fjalë dhune, të cilat nuk janë të hijshme për një kryeministër.

Zjarr Tv Ad