Prania e Berishës në Kuvend/ Flet Avokati: Nuk ka asnjë provë ndaj tij, Berisha ka të drejtë të ankimojë vendimin për shpalljen “non-grata”…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, do të fillojë legjislatura e re parlamentare dhe gjithashtu priten shumë zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare.

Një prej çështjeve më të nxehta, është shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe debati nëse ai duhet të hyjë apo jo në parlament. Për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, në studion e Fax News, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili ka shprehur opinionin e tij përsa i përket shpalljes non-grata të ish kryeministrit Sali Berisha dhe prezencën e tij në parlamentin e ardhshëm.

Në vijim të analizës së tij, avokati u shpreh se ishte e drejta e Berishës të ankimonte këtë vendim dhe se përderisa ndaj tij nuk ka asnjë provë të dhënë për ndonjë veprimtari te paligjshme, apo ndonjë vendim gjykate atëherë nuk ka asgjë që e pengonte për të hyrë në parlament. Më tej Cakrani shton se Partia Demokratike, duhet të mbante një qëndrim më mbështetës ndaj Berishës dhe të kërkonte llogari nga Ambasada Amerikane për vendimin e dhënë nga DASH.

“Shpallja non-grata është një akt administrativ që SHBA e ka hedhur kohët e fundit. Ka pasur edhe raste të tjera për shembull Gjukanoviçi i cili nuk dilte jashtë Malit të Zi. U desh një takim me Hilary Clinton që të rehabilitohej dhe të hiqeshin këto pengesa ndaj tij. Zoti Berisha e ka shpejguar vetë rastin e tij që është qoka e organizatave jofitimprurëse që kanë dëmtuar figurën e tij. Është e drejta e Sali Berishës që ta ankimojë këtë rast sepse i shërben për të mbajtur pastër dinjitetin duke pasur parasysh edhe rolin e tij në politikën shqiptare pasi të gjithë veprimet demokratike janë të lidhura ngushtësisht me të.

Unë jam i mendimit që Shqipërisë i duhet një senat i vogël. Sepse figura të cilat i kanë dhënë kaq shumë një vendi si Sali Berisha, duhet të mblidhen në një senat dhe të japin mendimet e tyre të vyera. Sali Berisha duhet të ishte larguar që në 2013 por unë e mendoj se ai nuk e kishte të mundur sepse i nevojitej edhe PD edhe parlamentit dhe politikës shqiptare. Di që persona të tjerë që janë në listën e personave që do të shpallen non grata po japin dorëheqjen nga mandati i deputetit njëri pas tjetrit. Ta shpallësh non grata një person që në 8 vite nuk ka pasur asnjë lloj pushteti, përpara një personi që çfarë nuk ka bërë gjatë këtyre dy mandateve, mua më duket shumë vendim i dyshimtë. Nuk besoj juridikisht të gjithë këtë akuz ndaj Berishës.

SHBA duhet të shohë se këta njerëz po sillen si talebanë ndaj popullit të tyre. Në kët pushtet taleban duhet gjetur çfarë nuk funksionojë dhe më pas të merrej me zotin Berisha. Për mendimin tim PD duhet të kërkojë nga Ambasada Amerikane shpjegim lidhur me akuzat ndaj ish kryetarit të saj. Duhet ta kishin bërë këtë”– u shpreh Cakrani.

Zjarr Tv Ad