Në mbrojtje të historisë së braktisur nga shteti/ Marin Mema në krye të një sërë projektesh, që do krenonin çdo shqiptar…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si gjithnjë, ai, Marini i punëve me zemër, ai që në hije sikur ka ngjallur Naimin. Ai bashkë me qindra mijëra shqiptarë, që e mbështesin e kanë shpresë në diçka më të madhe se paraja, siç është nderi e besa, kanë dhënë kontribut pa foto e video, pa pretendime e pretekste, për vendin e tyre, për mëmëdheun.

Në këtë gjendje ndodhet sot në Shkodër busti i Pashko Vasës së madh. Ky është turp !” shkruan gazetari i mirënjohur në gjithë shqiptarinë, poshtë fotografisë së tirteut të atdhedashurisë. “Kemi marrë inisiativën për vendosjen e një busti të ri !! Është koha të reagojmë fort dhe të gjithë bashkë !!! SHPERNDAJE & DHURO Busti i ri do të jetë prej bronzi me madhështinë që i përket figurave të tilla ! Reago edhe ti !! Është koha të flasim me fakte !”-thekson Mema në postimin e një projekti të ri “Go Found Me”, çelur enkas për këtë punë. Edhe kjo inisiative është një plus, ama për riparime të tilla duket se nuk mjafton të kërkohen të holla nga populli, organizata e sipërmarrës të ndryshëm. Pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se një pjesë e mirë nuk kanë mudesinë e të ardhurave të mjaftueshme për të shtyrë muajin. E megjithatë të gjithë i bashkojnë mendjet e zemrat, për të nderuar personalitetet e lavdishme të historisë shqiptare.

Punë të tilla, si mirëmbajtja e monumenteve me rëndësi të veçantë, i përkasin ligjërisht instancave të caktuara të pushtetit lokal, e ndoshta më lartë, atyre të caktuara në nivel ministrie. Qytetarët e kanë paguar me qindra herë atë monument me taksat e tyre, e prap atyre u mbetet të mbrojnë gjurmët e lavdishme të shqiptarisë.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.”.

vargu lapidar i Pashko Vasës, që qe ndër të paktët me atë shqisën e shtatë, me atë syrin e tretë për të shquar problematikat therëse të një kombi që vuan sa nga të huaj aq edhe nga të vetët.  Vetëdija e një populli të tërë pret të vihet në vend, por me emancipim, sepse ky popull meriton dinjitet e jo të bëjë punën që u përket të tjerëve. Megjithatë kjo është Shqipëria, kjo është koha në të cilën jetojmë, këta janë njerëzit që na rrethojnë. Ndaj s’mund e s’duhet humbur kohë deri në shuarjen e çdo gjurme shqiptare. Këtë Marin Mema me të tijtë e kanë mjaft të qartë. “Kemi më në fund lejen nga Bashkia Gjirokastër për jetëzimin e vendit ku është bërë beteja e Mashkullorës. Tashmë asgjë nuk na pengon të nisim punën.” -shprehet Mema në lidhje me një projekt të marrë përsipër, bashkë me Usa Albanian Society, thuajse një vit më pare, e të zvarritur nga burokraci të padenja as për tu përmendur një e nga një. Ama vlen gëzimi për largimin e pengesave, për të kryer me shpenzimet tona një monument që duhet ta ngrinte e ruante shteti. Pikërisht atë të Çerçiz Topullit dhe trimave të tij legjendarë.

“Ndërkohë kemi menduar që në pak ditë së bashku me USA – Albanian Society me të cilët tashmë jemi një grup i vetëm, të propozojmë vendosjen e një busti të ri dhe dinjitoz (ashtu siç i takon figurave të tilla kombëtare) të Pashko Vasës në Shkodër. I kemi dërguar zyrtarisht propozimin Bashkisë Shkodër dhe gjithçka nga ana jonë është gati për të nisur mbledhjen e fondeve. Busti i vjetër që ndodhet në qytet ka degraduar plotësisht dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të qëndrojë i tillë. Në pak ditë do të nisim edhe procedurat përkatëse për këtë projekt shumë të rëndësishëm. Do të jemi të hapur gjithmonë për këdo që do të bashkëngjitet dhe ndihmojë në këtë projekt si mënyrë që kushdo të prekë edhe vetë punën që bëhet dhe përkushtimin e ndershmërinë ndaj saj. Transparenca është thelbësore.”- thotë Mema teksa u drejtohet ndjekësve. Vath në vesh duhet pasur porosia e të madhit Sami Frashëri: “Shqipëria do të bëhet vetëm atëherë kur shqiptarët do fillojnë të veprojnë si shqiptarë”.

Zjarr Tv Ad