“Pres me padurim bashkëpunimin dhe thellimin e raporteve”/ Osmani uron Macron: Mbështetje kyçe për…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Emmanuel Macron pasi sipas projeksioneve ai ka fituar mandatin e dytë si president i Francës.

Osmani ka thënë se mbështetja e Francës është kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato.

Zjarr Tv Ad